Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

11:10, 27/05/2024

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.

Kujtojmë, se Komisionin për Mbrojtje e Siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së është diskutuar edhe rreth situatës së përgjithshme në Kosovë, e në veçanti lidhur me sulmin terrorist të grupeve paramilitare të udhëhequra nga Milan Radoiçiq.

Në raportin e gjerë të paraqitur nga ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Lordi Mark Lancaster, i cili është raportues për Ballkanin Perëndimor është përfshirë edhe raportimi i organizatës joqeveritare “International Crisis Group”, në të cilën theksohet se KFOR-i e negociojë tërheqjen e grupit paramilitarë serbë.

Ligjvënësit e asamblesë parlamentare të NATO-s u kërkuan aleatëve të NATO-s që të rrisin bashkëpunimin me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Paqësorit për të kundërshtuar përpjekjet e fuqive autoritare për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të sfiduar rendin ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco