Vazhdon mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Kosova nesër në agjendë

Vazhdon mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Kosova nesër në agjendë

13:26, 26/05/2024

Sofje, Bullgari -  Në asamblenë parlamentare të NATO-s, në ditën e dytë të punimeve të komisioneve, po diskutohet për tema politike, demokraci dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Raportuesi i Ukrainës, në sallën ku po mbahen punimet e komisionit, para fjalimit ka kërkuar të ndiqet një video që paraqet realitetin në Ukrainë, derisa tha se, kjo është ajo se çfarë po ndodhë në Ukrainë, duke iu referuar agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës.

Delegacioni i Kosovës po merr pjesë në Komisionin për Politikë, njofton RTK.

Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit, në fokus të diskutimeve janë edhe prioritetet e samitit të sivjetmë të NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Uashington.

Nesër, Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit, nga vend vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Vendi përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco