Kurti dhe Sveçla takojnë komandantin e KFOR-it, ja arsyeja

Kurti dhe Sveçla takojnë komandantin e KFOR-it, ja arsyeja

21:36, 24/05/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutas.

Zyra e Kryeministrit njofton se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe situata e sigurisë në vend ishin temat e diskutimit.

“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë”, vijon komunikata.

Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco