Asambleja e OKB voton sot për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, Daçiç: Do të shohim kush janë miqtë e vërtetë të Serbisë

Asambleja e OKB voton sot për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, Daçiç: Do të shohim kush janë miqtë e vërtetë të Serbisë

12:35, 23/04/2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi se sot se do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, mbledhje e cila do të jetë publike.

Daçiç tha se sot do të shihet se kush janë partnerët e Serbisë në politikën e jashtme dhe kush nuk janë.

Ai shtoi se ekziston edhe mundësia që disa shtete të gënjejnë Serbinë, por votojnë ndryshe.

“Ne duhet të jetojmë me të gjithë, me miqtë, me armiqtë, me disa që do të jenë gjithmonë me ju ose nuk do të lejohen të jenë me ju. Votimi është publik, kështu që do të shohim se kush do të votojë”, tha Daçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco