Bojkoti/ Osmani: Për shkak të presionit të Beogradit, qytetarët e veriut në masë refuzuan të merrnin pjesë në votim

Bojkoti/ Osmani: Për shkak të presionit të Beogradit, qytetarët e veriut në masë refuzuan të merrnin pjesë në votim

20:21, 21/04/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për dështimin e referendumit në komunat veriore.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani thekson se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj por masa më e madhe nuk e shfytëzuan për shkak të presionit nga Beogradi përmes Listës Serbe.

Postimi i plotë: 

Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.

“Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin.  Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco