Votimi në 4 komunat në veri të Kosovës, 33 shkolla serbe nuk e lejojnë

Votimi në 4 komunat në veri të Kosovës, 33 shkolla serbe nuk e lejojnë

17:36, 20/04/2024

33 shkolla serbe në katër komunat veriore të Kosovës kanë refuzuar të lejojnë votimin për shkarkimin e kryetarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të gjejë qendra alternative e që do të jenë hapësira publike e disa private. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Zvecanit, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pjesëmarrje në këtë proces.

‘21 prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim etnie e moshe që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ia ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin ata të cilët mendojnë që nuk kanë qeverisur mirë. Gjithçka duhet me proces ligjor e jo me banda të dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyrë, nuk lejon Policia e Kosovës’, tha Albin Kurti.

Nga 43 qendra të votimit sa ishin përcaktuar fillimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë mbetur vetëm 23. Më 21 prill votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë të katër komunave të veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco