Votimi në Strasburg, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

Votimi në Strasburg, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

20:04, 16/04/2024

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pro kanë votuar 131 deputetë, kundër 29 dhe 11 kanë abstenuar.

Shumica e deputetëve prezentë në Asamblenë Parlamentare u shprehën dhe votuan pro Kosovës, ndërsa Serbia ishte e pafuqishme ta pengonte këtë.

Image

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Pasi Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës të martën, çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco