Kryesuesi i delegacionit të Bosnjës në KiE e deklaron votën pro Kosovës

Kryesuesi i delegacionit të Bosnjës në KiE e deklaron votën pro Kosovës

12:28, 16/04/2024

Kryesuesi i delegacionit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Sasa Magazinoviq, ka thënë se ai do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës.

Magazinoviq tha se vota e tij do të jetë “bazuar në bindjen se të gjithë qytetarët e Kosovës i meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës”, transmeton KlanKosova.tv.

“Unë do të votoj duke u bazuar në bindjen se të gjithë qytetarët e Kosovës i meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës, që si shqiptarët, edhe serbët dhe të gjithë të tjerët më në fund të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të jetuar në një shoqëri më të avancuar demokratikisht sesa është sot dhe për të ndjerë përparim në shtetin e së drejtës”, ka shkruar ai në X.

“Vetë opinioni thotë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk paragjykon qëndrimet e shteteve anëtare individuale lidhur me statusin e Kosovës”.

“Dëshiroj që Bosnja dhe Hercegovina ta konfirmojë sa më shpejt marrëveshjen nga Procesi i Berlinit, e cila parasheh lëvizje vetëm me letërnjoftime në rajonin tonë, dhe në këtë mënyrë t’i afrojë qytetarët e Kosovës dhe vendit tonë, si shtetet tjera, duke përfshirë edhe Serbinë”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, këtë të martë rreth orës 16:00 do të zhvillohet debat e më pas edhe votim për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë sesion pranveror, i cili është i një rëndësie historike për Kosovën, do të diskutohet raporti i raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve prezentë për kalimin tutje.

Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco