Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë

Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë

10:30, 02/04/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë.

Osmani tha se emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave të Kosovës për liri e shtet.

“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ajo shton se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë.

“Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal”, ka thënë Osmani thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja ka theksuar se do ta vazhdon betejën për drejtësi.

“Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, deklaroi Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco