Detajet/ Si nisi përplasja me armë që shkaktoi 2 viktima, një prej të cilave kalimtare

Detajet/ Si nisi përplasja me armë që shkaktoi 2 viktima, një prej të cilave kalimtare

21:24, 27/03/2024

Rruga “Jeronim de Rada” në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, u shëndrrua në skenë krimi mbrëmjen e së martës.

Një mosmarrëveshje paraprake mes dy grupeve ka precipituar në përdorimin e armëve të zjarrit, duke shkaktuar edhe viktima. Plumbat u shkrepën drejt një veture, ku për pasojë brenda saj mbeti i vrarë E.H. Gjithashtu viktimë mbeti edhe një grua 48-vjeçare, Z.G, e cila nuk kishte asnjë lidhje me përplasjen mes dy grupeve, por u ndodh në kohën dhe vendin e gabuar, në momentin e shkrepjes së armëve.

48-vjeçarja ka humbur jetën në spital, disa orë pasi u dërgua me urgjencë atje për ndihmë mjekësore.

Shefi i Intensives, Shaqir Uka, ka treguar gjendjen në të cilën 48 vjeçarja u pranua në QKUK

Dëmtimi i rëndë i enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Lëndime të cilat e kanë dërguar në gjendje të rëndë të shokut. Pacientja iu është nënshtruar një intervenimi në Emergjencë.

E më vonë Policia njoftoi se në këtë rast, kanë mbetur të lënduar edhe dy persona.

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur :E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur. E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast”

Nga Prokuroria kanë dhënë detaje se çfarë gjetën në vendin e ngjarjes.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Mirëpo gjatë ditës së sotme, fatkeqësisht e plagosura nga kjo ngjarje, kalimtare e rastit ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, thuhet nga Prokuroria.

Policia në koordinim me Prokurorinë po zhvillojnë hetime për arrestimin e dy të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale.

Sipas burimeve, mosmarrëveshja kishte nisur ditën në ora 14:30 në Kolovicë mes dy grupeve, ku mbeti i plagosur një person.

Banorët e lagjes nuk deshën të flasin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco