Vuçiç paralajmëron daljen e Serbisë nga KiE nëse pranohet Kosova

Vuçiç paralajmëron daljen e Serbisë nga KiE nëse pranohet Kosova

09:21, 23/03/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se largimi i shtetit që drejton nga Këshilli i Evropës është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Ju e bëni atë [pranimin e Kosovës] dhe pastaj do të shohim nëse Serbia qëndron në KiE ose jo”, ka thënë Vuçiç për TV Prva, transmeton KlanKosova.tv.

“Ju nuk do ta merrni vesh këtë përpara se ta pranoni Kosovën në Këshill, kështu që do të shohim. Do të shohim, ndoshta ju e dëshironi ta keni Prishtinën në KiE, më shumë sesa që ta keni Beogradin dhe Serbinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco