Altmann: Koha të rikthehet vëmendja tek situata Kosovë - Serbi

Altmann: Koha të rikthehet vëmendja tek situata Kosovë - Serbi

07:31, 23/03/2024

Franz Lothar Altmann, akademik gjerman, anëtar i Shoqatës për Evropën Juglindore dhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit, ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për rrezikun nga kërcënimet ruse.

Kurse lidhur me deklaratat e Vuçiqit të dhënë ditë më parë se “pret momentin për t’u futur në Kosovë, profesori Altmann tha se kjo është lojë tipike që do të mund të pritej.

“Vuçiqi shumë herë ka përsëritur se Kosova është pjesë e Serbisë e kështu me radhe dhe që në një moment të caktuar duhet ta kthejnë atë. Situata në Ukrainë, në Rripin e Gazës dhe në Tajvan është momenti për ta rikthyer vëmendjen te situata në mes Kosovës e Serbisë”, deklaroi Altmann.

Altmann ka folur për sulmin  terrorist në një sallë koncertale në Rusi, ku tha se nuk ka mundësi të ketë përfshirje nga ana e Ukrainës, ndonëse nuk e përjashtoi mundësinë që Rusia të mund të shfrytëzojë  të situatën për të drejtuar akuza ndaj vendeve të shteteve perëndimore por edhe Ukrainën, si dhe për ta arsyetuar luftën.

Ai më tej tha se është i paqartë angazhimi i Putinit për një luftë, nëse do të zgjeronte operacionet ushtarake edhe në vendet tjera, si p.sh. vendet e Baltikut, që pastaj të futej NATO në luftë. Kjo, sipas tij, nuk dihet se cili do të ishte përfitimi  i Putinit, nëse do të niste një luftë në përmasa të tilla.

Altmann foli edhe për hapat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të nxitur nga situata në kohet e fundit, veçmas në Rusi.

“Serbia, e cila ka qenë mike e mirë e Rusisë, duhet të jetë e brengosur, sepse mund ta dëmtojë edhe vet pozicionin e Serbisë kundrejt vendeve perëndimore e sidomos BE-së.

I pyetur për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë, si dhe në vendet tjera, Altmann tha se edhe në Bosnjë e edhe në Serbi janë të vetëdijshëm se në çfarë situatash do të mund të gjendeshin dhe kjo do të kontribuonte në destabilizim të rajonit.

“Por jam i bindur se Ballkani Perëndimor nuk është në tryezë, së paku për momentin, edhe pse destabilizimi i brendshëm mund të ndodhë”, deklaroi Altmann në ‘Lajmet e fundit’, në RTK.

Ai më tej shtoi se nuk është në interesin as të Serbisë e as të Republikës Serbe ngritja e rrezikshmërisë në rajon. “Ballkani, fatmirësisht, nuk është gjeografikisht afër Rusisë e as Ukrainës”, deklaroi Altmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco