Sot, afati i fundit për të dhënë idetë mbi përdorimin e dinarit në Kosovë

Sot, afati i fundit për të dhënë idetë mbi përdorimin e dinarit në Kosovë

09:50, 22/03/2024

Prishtinë - Të premten, më 22 mars, është afati i fundit kur Kosova dhe Serbia duhet t’i dërgojnë propozimet e tyre rreth një zgjidhjeje sa i përket përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Diskutimet për dinarin serb që u bënë të martën e 19 marsit në Bruksel, nuk përfunduan me ndonjë zgjidhje. Por, Kosova dhe Serbia u pajtuan që deri të premten t’i dërgojnë propozimet e tyre në adresë të Bashkimit Evropian.

Ndryshe, në Bruksel, më 19 mars u mbajt takimi i përbashkët ndërmjet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkovq, raporton RTKlive.

Temë e diskutimi në këtë takim ishte Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb.

Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t`i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit tha se janë dakorduar që deri të premten (22 mars.) secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. “Javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësirë që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë Bislimi.

Emisari special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq,  ka njoftuar se takimi do të vazhdojë të hënën, duke theskuar se marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët.

Lajçakak përmendi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çështjen e rregullores së BQK-së, për para të gatshme.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe çështje të tjera, përfshirë ndikimin e vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco