Konjufca: BE nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës, draft për Asociacion

Konjufca: BE nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës, draft për Asociacion

14:48, 01/03/2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“BE-ja nuk e ka kompetencë t’i propozojë asociacion Kosovës. Është gabim të mendohet se është kompetencë e BE-së neve veç të na e caktojë, kompetencë e jona veç për ta dërguar në Kushtetuese”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan RTK.

Sipas tjj, obligative është vetëm marrëveshja e vitit 2013. "Jemi në fazë krejt të re. Ne po presim që të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit. E marrëveshja është pika e 7 edhe pse nuk përmendët por mund të kuptohet që ka lidhje me Asociacionin”, ka thënë Konjufca duke përfunduar se nëse marrëveshja është obligative 100% “nuk do të ketë qare pa e zbatu secili”, tha Konjufca.

Ai tha se thirrja e Parlamentit Evropian që Bashkimi Evropian të ndërrojë qasjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në dialog, është gjeja më e duhur për Kosovën.

“Pas 24 shtatorit, gjëja më absurde që ka ndodh prej Bashkësisë Ndërkombëtare është që Kosovës t’i vazhdohen masat e ndërkohë Serbia e cila është vend drejtpërdrejt sponsorizues i këtij grupi terrorist e ka sulmuar Kosovën më 24 shtator, kjo është vërtetuar edhe prej informatave të ndryshme edhe ndërkombëtare edhe vendore që ky grup ka shfrytëzuar institucionet e sigurisë së shtetit të Serbisë për t’u trajnuar për të kryer përgatitje e tyre”, tha ai.

Duke shtuar se janë gjetur edhe lidhje të drejtpërdrejta të armatimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë dhe lidhjen e eksponentëve terrorist të lidhur drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë shtetëror të Serbisë.

“Tash ndërkombëtarët disa e thonë e disa nuk e thonë, disa e thonë në pëshpëritje, por kjo duhet të thuhet haptazi dhe në raporte që publikohen dhe që mbajnë Serbinë përgjegjëse për këtë sulm”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Kurse sa i përket peticionit, Konjufca tha se të gjithë janë pajtuar që zgjidhja të jetë sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe është arritje e madhe sepse është menduar se në atë pjesë të vendit situata zgjidhet me dhunë dhe mjete të forcës, me bomba, plumba dhe djegieje të veturave, duke theksuar se ashtu republika e Kosovës nuk lejon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco