Osmani me Zelensky-n: Fitorja e Ukrainës, fitore kundër atyre që tentojnë të destabilizojnë Ballkanin

Osmani me Zelensky-n: Fitorja e Ukrainës, fitore kundër atyre që tentojnë të destabilizojnë Ballkanin

18:32, 28/02/2024

Në Tiranë, gjatë ditës së sotme është mbajtur samiti Ukraina-Evropa Juglindore, ku morën pjesë, përpos presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe liderë të shteteve të rajonit.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka takuar Zelensky-n.

Në një postim në X, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore.

“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës. Është fitore kundër atyre që kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të ringjallin mentalitetin e dhunës dhe shkatërrimit. Është fitore për liri! Për këtë arsye, Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, tha Osmani në këtë postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco