Vdes vogëlushja në Kosovë, nëna dërgon 4 vjeçaren në spital: E rrahën fëmijët e vëllait

Vdes vogëlushja në Kosovë, nëna dërgon 4 vjeçaren në spital: E rrahën fëmijët e vëllait

14:57, 21/02/2024

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Gjakovë të Kosovës, ku një 4 vjeçare ndërroi jetë në spital. Referuar mediave vendase e ëma, Arjana Hajra, kishte shkuar në spital me të bijën me pretendimin se vogëlushen e kishin rrahur fëmijët e familjarëve.

Ajo kishte lëndime të rënda në kokë e në gjoks. Mirëpo mediat raportojnë se e mitura kishte po ashtu mavijosje në fundshpinë e ënjtje në gjoks. Nëna tregon gjendjen e rënduar shëndetësore të vajzës kur u dërgua në spital.

“E mora çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. T’u ardh nuk mund të ecte, ‘oj mamë zemra po më dhemb’, e mora në shpi e tash si me fjalë, e mora ajo vetëm qante”, ka thënë nëna e 4-vjeçares.

 

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllai i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të ndjerën gjersa i njëjti, siç ka thënë familja, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Trupi është dërguar për ekspertize.

“Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertize. Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco