Aksion i madh i Policisë së Kosovës, disa të arrestuar, sekuestrohet municion luftarak, armë dhe makina

Aksion i madh i Policisë së Kosovës, disa të arrestuar, sekuestrohet municion luftarak, armë dhe makina

12:28, 21/02/2024

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë një aksion në 7 vendbanime të ndryshme të Kosovës.

Shtatë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë arrestuar, njoftojnë mediat në Kosovë.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe makina, armë, municion luftarak, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe disa prova materiale, që dyshohet se janë përdorur për qëllime kriminale.

Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Mashtrimi” dhe “Pastrim parash”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco