Kurti: Qeveria e ka detyrë ta mbështes rregulloren e BQK, me SHBA raporti shumë i mire…

Kurti: Qeveria e ka detyrë ta mbështes rregulloren e BQK, me SHBA raporti shumë i mire…

14:25, 19/02/2024

Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të mira, kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë duke shtuar se si aleatë nuk do të thotë që pajtohen çdoherë.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Qeveria e ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

 “Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i mirë tash me jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një Rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”, ka thënë Kurti.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier kishte thënë se zhvillimet e fundit rreth dinarit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco