“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron kritika të rëndësishme dhe urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkruan ambasadori.
Deklarata është nënshkruar nga Alicia Kearns (kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar), Michael Roth (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Gjermani), Charles Flanagan (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Republika e Irlandës), Pavel Fischer (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Senatit të Republikës së Çekisë), Rihards Kols (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Letonisë), Marek Zhenishek (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Çekisë), Zhygimantas Pavilionis (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Lituanisë), Marko Mihkelson (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Estonisë), Mark Demesmaeker (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të Belgjikës), Domagoj Hajdukoviq (kryetar i Komisionit për Çështje Europiane i Parlamentit kroat), Michael Jensen (kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Danimarkës), Lia Quartapelle (zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Europiane e Parlamentit të Italisë), dhe Ekaterina Zaharieva (zëvendëskryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë.
© SYRI.net