Shefi i Misionit të OSBE, i tmerruar nga vrasja e gruas në Prishtinë: Zgjohuni!

Shefi i Misionit të OSBE, i tmerruar nga vrasja e gruas në Prishtinë: Zgjohuni!

11:21, 02/12/2023

Prishtinë - Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas vrasjes së Liridona Ademaj-Murseli në Prishtinë. Davenport  është shprehur i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”.

“I tmerruar nga një rast tjetër i vrasjes së gruas në afërsi të Prishtinës, ndërsa shënojmë 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne”, ka shkruar Davenport në platformën X.

Liridona Ademaj-Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa dje u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco