‘Ajo quhej Liridona Ademaj’/ Nis fushata në Facebook që gruas së vrarë mos i referohemi me mbiemrin Murseli

‘Ajo quhej Liridona Ademaj’/ Nis fushata në Facebook që gruas së vrarë mos i referohemi me mbiemrin Murseli

23:29, 01/12/2023

“Ajo quhet Liridona Ademaj” është fushata që ka nisur pas vrasjes së Liridona Ademajt të mërkurën. 

Fotografinë tashmë të përdorur shumë e ka përgatitur Besa Domi, aktiviste, të cilën fotografi e ka postuar edhe në profilin e saj.

📸 Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/p/k6vJFKxRfmdbM5PH/?mibextid=I6gGtw

Flutura Kusari ka publikuar një fotografi, përmes së cilës ka thënë se “Ajo quhet Liridona Ademaj”, dhe jo Liridona Murseli.

📸 Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/GcKYkv3nLvHRNXaS/?mibextid=I6gGtw

I arrestuar në lidhje me këtë rast, është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, duke përfshirë këtu edhe dorasin. 

Ndërkohë, Prokurorja e rastit, Besa Limani, e cila ka thënë përmediat se ende nuk është caktuar se kur do të mbahet seanca.

“Unë jam Prokurorja e rastit, po do të kërkojmë 30 ditë paraburgim, ende nuk e dimë se kur do të mbahet seanca, dhe ajo do të mbahet sipas ligjeve dhe afateve të parapara që janë në procedurë penale. Nuk e di saktë, sepse ende jemi në fillim dhe këta janë të ndaluar për momentin.” – ka bërë të ditur Limani raportojnë mediat e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco