Njësia speciale anulon protestën që kishte paralajmëruar për sot

Njësia speciale anulon protestën që kishte paralajmëruar për sot

10:27, 07/11/2023

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë anuluar protestën e thirrur për ditën e sotme, në Sheshin Skënderbej të Prishtinës.

Pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta.

Pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, gjatë takimit me këto njësi, i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar për të diskutuar kërkesat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco