‘Në Veri shërbejnë efektivë që luftojnë grupet terroriste’, Zveçla: Para një viti, e paimagjinueshme

‘Në Veri shërbejnë efektivë që luftojnë grupet terroriste’, Zveçla: Para një viti, e paimagjinueshme

19:22, 05/11/2023

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka vlerësuar numrin e qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të qeverisë për regjistrimin e targave.

Sipas tij, diçka e tillë, po ndodh për të vetmen arsye, se në Veri sot nuk janë më ata të cilët ai i quan kriminelë, duke iu referuar Milan Radoiçiçit, e të tjerë.

Postimi i plotë i ministrit:

Qytetarët tanë i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave nga targat ilegale në targa RKS, duke regjistruar 471 vetura për 4 ditë.

Kjo pasi që sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiç, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm.

Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste.

Se shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës.

Shteti nuk gjunjëzohet nga banditët e as nga grupet kriminale edhe atëherë kur grupe të mirëorganizuara e mbështetura nga Qeveria e Serbisë synojnë terrorizimin e qytetarëve, cënimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë.

Ky rezultat është falë angazhimit të pandalshëm të secilit që nuk dorëzohet përballë kërcënimeve, shantazheve e sulmeve por besojnë në drejtësi e barazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco