Osmani në festën e Marinës së SHBA-së: Festojmë edhe partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve

Osmani në festën e Marinës së SHBA-së: Festojmë edhe partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve

18:58, 05/11/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka marrë pjesë në një ngjarje ku u festua ditëlindja e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një shënimi në platformën X, Osmani e ka quajtur mbrëmje të bukur ngjarjen e organizuar nga SHBA.

“Një natë e traditës, miqësisë dhe respektit, duke festuar jo vetëm guximin dhe përkushtimin e grave dhe burrave me uniformë, por edhe partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Osmani.

Ditëlindja e Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara është një festë amerikane që festohet çdo vit në nëntor me një ceremoni tradicionale të prerjes së tortës. Atë ditë në vitin 1775, u krijuan Marinsat Kontinentalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco