Kurti: Po e mbajë fjalën ndaj emisarëve euro-amerikanë për të mos bërë publike draftin

Kurti: Po e mbajë fjalën ndaj emisarëve euro-amerikanë për të mos bërë publike draftin

18:02, 03/11/2023

Prej disa orësh po vazhdon në Kuvendin e Kosovës raportimi për takimin e 26 tetorit në Bruksel lidhur me draftin e ri të Asociacionit, shkruan Reporteri.net.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha gjatë fjalës së tij i tha Kryeministrit Kurti që ta pranonte se e ka nënshkruar “Zajednicën”, por një gjë e till u mohuar nga kreu i ekzekutivit.

Kryeministri Kurti tha se nuk mund të thotë “PO”, për diçka që është “JO”.

“Janë humbur 10 vjet, jo nuk janë humbur se s’kemi pasur Zajednicë. Janë humbur 20 vite se s’jemi integru në veri. Veç thuaj PO, po thotë Bekë Berisha. Qysh me thënë PO e kam pranuar kur është JO. Nuk ka Zajednicë. E kam pranuar marrëveshjen bazike pse teksti është i mirë, nuk është i shkëlqyeshëm dhe ajo zbatohet atëherë kur të nënshkruhet. Kjo doli e saktë sepse u shkel pikërisht pse s’u nënshkru”, tha Kurti para deputetëve.

Gjithashtu kreu i Qeverisë bëri të ditur sërish se pesëshja euro-amerikane kanë kërkuar që mos të bëhet publik drafti.

Ai theksoi se po e mban fjalën karshi pesë emisarëve euro-amerikanë.

“Ata kanë kërku që mos me bo publike draftin. Une e di që nëse e ka Serbia, e besoj që e ka, por megjithatë vazhdon fjala ime karshi 5 emisarëve, kjo ështe arsyeja pse po e mbaj këtë fjalë”, tha Kryeministri Kurti para deputetëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco