SHBA shpall non-grata për korrupsion ish-kreun e prokurimit të Kosovës

SHBA shpall non-grata për korrupsion ish-kreun e prokurimit të Kosovës

14:51, 03/11/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën të premten si person të padëshiruar ish-drejtorin e Zyrës së Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Nexhat Krasniqin për përfshirje në “korrupsion të konsiderueshëm.”

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi shpërdoroi postin e tij publik duke marrë rryshfet në shkëmbim të dhënies së kontratës për ndërtimin e parkut industrial në komunën e Drenasit kompanisë Eltoni,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Matthew Miller.

Ky veprim, sipas deklaratës, “dëshmon se Shtetet e Bashkuara qëndron në krah të atyre që kërkojnë përgjegjësi nga zyrtarët e korruptuar publikë në Kosovë dhe konfirmon përkushtimin e SHBA-së për t’iu kundërvënë korrupsionit, që dëmton interesin publik, pengon përparimin ekonomik të vendeve dhe kufizon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco