DASH kërkon përmbushje urgjente të detyrimeve nga Kosova dhe Serbia

DASH kërkon përmbushje urgjente të detyrimeve nga Kosova dhe Serbia

14:32, 28/10/2023

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një përfaqësuesi të tij iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që tu përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga dialogu për të avancuar procesin e normalizimit.

“I mirëpresim takimet që janë mbajtur për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë përmes një deklarate, liderët e Europës i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco