Kurti për draftin e Asociacionit: Nëse do të nënshkruhej, do të kontrollohej nga Kushtetuesja!

Kurti për draftin e Asociacionit: Nëse do të nënshkruhej, do të kontrollohej nga Kushtetuesja!

17:14, 27/10/2023

Drafti i Asociacionit, i paraqitur nga diplomatët perëndimorë, do të kontrollohej menjëherë nga Gjykata Kushtetuese për ta vlerësuar kushtetutshmërinë nëse dje në Bruksel do të kishte nënshkrim të marrëveshjes, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të premten. Shefi i ekzekutivit ka treguar se kjo iu tha nga vetë diplomatët që ishin në vizitë në Kosovë të shtunën.

Kurti theksoi se emisarët amerikano-evropianë kanë thënë se drafti i Asociacionit është shkruar me kujdes ndaj strukturës së Kushtetutës së Kosovës.

“Më 21 tetor, nga emisarët amerikano-evropianë na është thënë se drafti për vetëmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Kushtetuesja të japë vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, ka thënë Kurti.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se Serbia refuzoi sërish ta nënshkruante marrëveshjen, përfshirë draftin e Asociacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco