'Bunjaku humbi jetën për Kosovën'/ Osmani në OKB: Serbia po mundohet që agresorin ta shndërrojë në viktimë

'Bunjaku humbi jetën për Kosovën'/ Osmani në OKB: Serbia po mundohet që agresorin ta shndërrojë në viktimë

22:39, 23/10/2023

Presidentja Vjosa Osmani pomerr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë fjalës së saj, ajo përmendi vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, më 24 shtator nga sulmi terrorist serb. Osmani tha se i ndjeri Afrim Bunjaku e humbi jetën duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.

“Më 24 shtator qytetarët e Kosovës u zgjuan me lajmin për vrasjen e një rreshteri të Republikës nga një akt i agresionit nga Serbia dhe grupet paramilitare. Dua të falënderoj heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, që e humbi jetën duke e mbrojtur integritetin territorial të Kosovës. Pushoftë në paqe. Kjo duhet të na shërbejë të gjithëve si kujtim që u ngritë kundër forcave autoritare jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në gjithë botën”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu presidentja Osmani tha pas fjalës së kryeministres serbe se Serbia po përpiqet që agresorin ta shndërrojë në viktimë.

“Sot ajo se çka kemi dëgjuar nga Serbia është zgjatje e përpjekjeve për ta nxitur këtë aktin e agresionit”, tha Osmani. Ajo theksoi se Serbia ka dashur ta shohë Kosovën sikur Krimenë, por që nuk ia ka arritur qëllimit.

“U zu në befasi për shkak të përkushtimit të policisë së Kosovës. Në ditën e sulmit institucionet e Kosovës kanë mbajtur kontakte me praninë ndërkombëtare ashtu siç ka qenë historikisht. Do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë që t’i kundërvihemi akteve të tilla dhe që t’i parandalojmë që ato të mos ndodhin më”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco