Gjykata Speciale në Hagë zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Gjykata Speciale në Hagë zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

14:21, 18/10/2023

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur të vijojnë masën e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Vendimet për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit, janë marrë nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III më 16 tetor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtyre vendimeve, më 25 shtator 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar parashtresat e saj për rishikimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin.

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se është i pamjaftueshëm justifikimi se Veseli dhe Thaçi mund të arratisen nga drejtësia, megjithatë raportohet se paneli është i bindur se ekziston rreziku se ata mund të pengojnë mbarëvajtjen e procesit gjyqësor dhe të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë dëshmuar apo atyre që mund të ofrojnë prova në këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco