Plagoset një person në Prizren, arrestohen dy persona

Plagoset një person në Prizren, arrestohen dy persona

09:03, 11/10/2023

Një person është plagosur dje në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë dy persona tashmë janë arrestuar sit ë dyshuar për përfshirje në këtë rast.

 

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me gjashtë fishekë.

“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima  mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco