Fakte të reja/ Sveçla: Bashkëpunëtori i ngushtë i djalit të Vuçiçit, pjesë e sulmit terrorist në Banjskë

Fakte të reja/ Sveçla: Bashkëpunëtori i ngushtë i djalit të Vuçiçit, pjesë e sulmit terrorist në Banjskë

17:29, 08/10/2023

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, është gjetur dokumenti personal dhe vetura e Milorad Jevtiqit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Jevtiq njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, shkruan Syri.net Kosova.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtiq gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtiq njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai.

Sipas Sveçlës, nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiqit në Kosovë, katër herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë.

“Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan. Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, ka shkruar ministri Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco