Haradinaj-Stublla: S’mjaftojnë vetëm sanksionet ndaj Serbisë për të sjellë barazi në dialog

Haradinaj-Stublla: S’mjaftojnë vetëm sanksionet ndaj Serbisë për të sjellë barazi në dialog

20:52, 06/10/2023

Ish-shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se nuk mjafton që të ketë vetëm sanksione ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për të balancuar dialogun.

Haradinaj-Stublla ka shtuar se ose duhet që ndërkombëtarët të heqin presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit, ose duhet t’i shtojnë presionin Serbisë që të njohë shtetësinë e Kosovës.

“Vendosja e sanksioneve ndaj Vuçiqit e Serbisë nuk është e mjaftueshme për të sjellë barazi e drejtësi mes palëve: ose duhet të hiqet presioni i Asociacionit mbi Kosovën ose duhet të shtohet presioni i njohjes mbi Serbinë!” ka thënë Haradinaj-Stublla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco