Mbërrijnë në Kosovë 200 ushtarët britanikë/ NATO: Do përmbushim misionin tonë

Mbërrijnë në Kosovë 200 ushtarët britanikë/ NATO: Do përmbushim misionin tonë

20:15, 06/10/2023

NATO ka bërë të ditur se tashmë kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh të Britanisë së Madhe kanë mbërritur në Kosovë për të përforcuar KFOR-in si mision paqeruajtës.

NATO thotë se ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj që del nga OKB, për një mjedis të sigurt dhe për të siguruar liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dallim.

Këto forca shtesë britanike vijnë pas sulmit të 24 shtatorit dhe pas lëvizjeve të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Nga NATO kanë paralajmëruar se forcat britanike do të pasohen me përforcime edhe nga aleatët e tjerë. Gjermania do të vendosë 150 trupa shtesë në prill të vitit të ardhshëm./Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco