Presidentja Osmani: Në Spanjë do të kërkoj nga aleatët përkrahje për ta sanksionuar Serbinë

Presidentja Osmani: Në Spanjë do të kërkoj nga aleatët përkrahje për ta sanksionuar Serbinë

12:43, 05/10/2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritir në Granada të Spanjës, në vendin ku do të mbahet takimi i Komunitetit Politik Evropian.

Osmani ka thënë se janë kohë të vështira që po kalon kontinenti evropian dhe në veçanti Kosova.

Shefja e shtetit ka përmendur agresionin e e shtetit serb ndaj Kosovës, që u realizua nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh.

Presidentja Osmani ka thënë se do të kërkojë nga aleatët dhe partnerët që të vendosin sanksione ndaj Serbisë, në mënyrë që të mos përsëriten akte të tilla.

"Janë kohë të vështira për Evropën, veçanërisht për Kosovën meqë së fundi u përballëm me një akt agresioni nga Serbia që u bë nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh. Jam këtu për mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë. Dhe kështu ata s’do të inkurajohen që të përsërisin akte të tilla ndaj Kosovës dhe fqinjëve, përsëri dhe përsëri“, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco