Lirimi i Radoiçiçit, deputetja britanike: Ende asnjë ndëshkim ndaj Beogradit, Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar

Lirimi i Radoiçiçit, deputetja britanike: Ende asnjë ndëshkim ndaj Beogradit, Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar

10:45, 05/10/2023

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka folur sërish për situatën në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Kearns ka shprehur shqetësimin për mos vendosjen e masave ndaj Serbisë nga ndërkombëtarët, ndërsa ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet e sanksionuar nga BE-ja.

“Radoiçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Kearns edhe më parë kishte shkruar për rastin e 24 shtatorit, derisa kishte kërkuar që të vendoset drejtësia dhe jo të anohet drejt autoriteteve të Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco