Vjosa Osmani: SHBA është çelësi për përmbylljen e suksesshme të Dialogut Kosovë - Serbi

Vjosa Osmani: SHBA është çelësi për përmbylljen e suksesshme të Dialogut Kosovë - Serbi

08:33, 19/09/2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Presidentja Osmani ka zhvilluar diskutime përmbajtësore lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, njofton Presidenca.

“Suksesi i dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë për zbatimin e plotë të marrëveshjes, por edhe nga angazhimi dhe roli prijës i SHBA-ve, e cila është çelësi për përmbylljen e suksesshme të dialogut dhe që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhe potencoi se Kosova është e interesuar të ecë përpara në rrugëtimin euroatlantik, me mbështetje dhe koordinim me aleatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco