Osmani takohet me presidentin e Kenias, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve

Osmani takohet me presidentin e Kenias, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve

20:05, 18/09/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenias, William Ruto, të hënën e 18 shtatorit.

Bashkë me homologun e saj, Osmani ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Kënaqësi të takoj Presidentin e Kenias, William Ruto për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t’i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, shkroi Osmani në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të zhvilluar takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Përgjatë kësaj vizite, presidentja në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Osmani do të ketë një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë dhe me disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitete në ShBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco