Bruksel, Vuçiç: Kurti s’deshi ta pranonte marrëveshjen për Asociacionin, takimi përfundoi!

Bruksel, Vuçiç: Kurti s’deshi ta pranonte marrëveshjen për Asociacionin, takimi përfundoi!

14:10, 14/09/2023
13:55, 14 shtator 2023-  Vuçiç: Kurti s’deshi ta pranonte marrëveshjen, takimi përfundoi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses "në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve".

"Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar", u tha Vuçiç gazetarëve. "Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacioni i Komunave Serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ikën nga detyrimet e saj".

Në vazhdim, një kronologji e të gjitha zhvillimeve të sotme në Bruksel nga Koha. net.

11:32 - Nis takimi trepalësh

Image

Ka filluar takimi trepalësh në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ndërmjetësuesëve të BE-së, përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak. 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të fillojnë seriozisht zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.

Ai ka thënë se sot në takim në Bruksel do të shoh nëse “palët janë të gatshme të marrin përgjegjësi”.

“Është koha të fillojmë seriozisht zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit. Sot, do të shohim nëse janë palët e gatshme të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell në platformën “X”.

Fillimisht Kurti e Vuçiç patën takime të ndara me ndërmjetësuesit. 

10:18 - Pas Vuçiçit, Borrelli e Lajçaku takojnë Kurtin

Ka nisur takimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,.

Para këtij takimi zyrtarët e BE-së kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas këtyre takimeve pritet të zhvillohet edhe një takim trepalësh. 

Pas përfundimit të takimit trepalësh Borrelli pritet të deklarohet për media.

Image

09:41-  Nis takimi i Vuçiçit me Borrellin e Lajçakun

Ka nisur takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,.

Pas këtij takimi zyrtarët e BE-së do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Albin Kurti, dhe pastaj pritet të zhvillohet edhe takimi trepalësh.

Pas përfundimit të takimit trepalësh Borrelli pritet të deklarohet për media.

Image

08:05-  Sot takohen Kurti e Vuçiçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot pritet të zhvillojnë një takim në kuadër të dialogut që Kosova e zhvillon me Serbinë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian (BE).

Fillimisht Kurti e Vuçiçi parashihet të zhvillojnë takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e pastaj pritet të mbahet takimi trepalësh.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga BE-ja të martën e kësaj jave është bërë e ditur se takimet bilaterale do të nisin në orën 9 të mëngjesit, e pas tyre do të zhvillohet takimi trepalësh.

Pas takimeve do të ketë deklaratë për media nga Borrelli

“Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhej në njoftim.

Nga Kosova është shprehur vazhdimisht përkushtimi për zbatimin e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas propozimit të BE-së. Për autoritetet, Aneksi për zbatimin e saj duhet të implementohet në mënyrë të sekuencuar dhe të balancuar.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve sipas propozimit të BE-së është arritur në fund të shkurtit, ndërsa për Aneksin e zbatimit të saj palët u dakorduan në mars. Kjo marrëveshje parasheh zgjidhjen e shumë çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Porse ngeli në plan të dytë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, në fund të majit.

Kurti dhe Vuçiçi janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që janë mbajtur më 23 prill në veri të Kosovës dhe të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Që atëherë midis dy vendeve ka pasur tensione dhe kriza.

E të mërkurën nga BE-ja është përsëritur thirrja adresuar të dyja palëve që të krijojnë një klimë për vazhdimin e dialogut. Dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ndonëse kanë arritur me dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco