Djegia e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë, policia dyshon te tre fëmijë

Djegia e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë, policia dyshon te tre fëmijë

12:30, 01/09/2023

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të moshës së mitur, të dyshuar për djegien e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për pasoja në njerëz.

“Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 30.08.2023, në ora 18:30 është njoftuar se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Të gjitha njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz.

Për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin e Krimeve të Rënda pranë kësaj drejtorie. Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës”, njofton Policia.

Policia thotë se pas dëgjimit të tyre në prezencën e aktorëve të nevojshëm në konsultim me prokurorin e çështjes, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, para disa ditësh muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco