VIDEO/ Hidhet granatë në oborrin e shtëpisë së kreut të bordit të 'Trepçës'

13:04, 31/08/2023

Një granatë dore është hedhur mbrëmjen e 30 gushtit 2023 në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.

Lajmi u bë i ditur nga ndërmarrja "Trepça" përmes një njoftimi për median, ndërsa u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi

“Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marr me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

Policia informon se rreth orës 07:43, të ditës së sotme ka marrë njoftimin për dy automjetet e dëmtuara dhe një pjesë të banesës gjithashtu e dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

"Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka theksuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco