Kosovë, Këshilli i Prindërve: Në komunat ku s’ka librari do të hapen pika, aplikimi online mund të jetë problem

Kosovë, Këshilli i Prindërve: Në komunat ku s’ka librari do të hapen pika, aplikimi online mund të jetë problem

09:58, 25/08/2023

Sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj ka thënë se nuk ka asnjë pengesë dhe mësimi duhet të fillojë me 1 shtator, sepse sipas tij, nxënësit do të pajisjen me libra se prindërit do të rimbursohen për blerjen e tyre.

Ndërkaq, për mungesën e librarive në 7 komuna të Kosovës, ai tha se shtëpitë botues e kanë interes shitjen e librave e do të hapin pika mobile.

“Unë mendoj që tani shtëpitë botuese kanë interes t'i shesin librat, ato kanë për të hapur pika mobile shitjeje nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, kudo që janë sepse është në interesin e tyre të hapin pika shitëse për librat që kanë botuar edhe mendoj që është punë e kryer kjo dhe nuk paraqet ndonjë problem te qytetarët”.

“Mësimi ka për të filluar, është normale që të fillojë, kurrfarë pengese nuk ka edhe duhet të fillojë patjetër, pasi rimbursimi apo të hollat po kalojnë nëpër konto të prindërve është punë e kryer, librat i kanë fëmijët, nuk ka ndonjë problem, nuk paraqet ndonjë problem”.

Sipas Balajt procesi i aplikimit përmes platformës e-Kosova do të ketë probleme për shkak se prindërit mund të mos kenë qasje në internet.

“Të gjithë prindërit që marrin shtesa të fëmijëve, kanë qasje në e-Kosova e duhet të hapet linku për aplikim, duhet të aplikojnë me numrin personal të letërnjoftimit, mandej në bazë të numrit i dalin sa fëmijë ka nga 6 vjeç deri në 16 vjeç, do të thotë prej klasës së parë deri në klasën e 9 edhe mund të aplikojë për fëmijët e vet e prej javës së ardhshme dalin të hollat në konto, me të holla mundet t'i  blejnë librat, të premten ose mundet të hënën”.

“…ne edhe kur  kemi blerë librat vite më herët, unë i kam blerë për fëmijët e mi oi kurrë para 3-4 shtatorit nuk i kam blerë. Nuk është e thënë të fillojë mësimi të hënën e menjëherë librat, librat mundet të hënën, të martën e nuk paraqet ndonjë problem. Ka rëndësi që ministria po i jep të hollat për librat e fëmijë, nuk kanë nevojë qytetarët të frikësohen, as të shqetësohen, as të alarmohen se të hollat kanë për t'u dalë të gjithëve në konto, veç duhet të aplikojnë përmes e-Kosova”.

“Ka për të pasur probleme të shumta se ka  shumë njerëz që nuk kanë qasje në internet, besoj fëmijët e tyre kanë qasje në internet edhe dinë ta përdorin internetin edhe kanë për të aplikuar apo i ndihmon dikush i afërt apo përmes shkollës, mësuesja, drejtoresha apo dikush”.

Sipas tij, procesi i shpërndarjes së të hollave në llogaritë e prindërve do të bëhet brenda javës së ardhshme.

“Ishim në takim me ministren e Arsimit, prej të cilës morëm informata që të hollat do të kalojnë në llogari gjatë javës së ardhshme, brenda javës së ardhshme të gjithë qytetarët e Kosovës kanë për t'u pajisur me të holla për blerjen e librave përmes e-Kosova”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se prindërit që nga e premtja mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ajo ka njoftuar se do të ndahen nga 50 euro për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën si dhe nga 30 euro shtesë si mbështetje për materiale të tjera shkollore për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco