Ndodh në Kosovë/ Nuk u pranua si pedagoge në UP, artikujt e profesoreshës botohen në mediat më prestigjoze të botës CNN, BBC, The Guardian

Ndodh në Kosovë/ Nuk u pranua si pedagoge në UP, artikujt e profesoreshës botohen në mediat më prestigjoze të botës CNN, BBC, The Guardian

11:57, 09/08/2023
Nuk u pranua të ligjërojë si profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (UP), por punimi shkencor i Ibadete Bytyçit bëri bujë të madhe duke u publikuar në të gjitha mediat më prestigjioze botërore.

Këtë e bëri të ditur vet Bytyçi, përmes një profili në rrjetin e saj social në Facebook.

Punimi i saj shkencor me titull  “Vetëm 4,000 hapa në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes, por më shumë është më mirë”, u publiku në CNN, BBC, The Guardian, etj.

Ndryshe, Ibadete Bytyçi është e njohur botërisht për punën e saj në fushën e mjekësisë dhe e cila është shpallur shkencëtare botërore e Kardiologjisë, me tërë sukseset e arritura ndër vite, është refuzuar që të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës (UP).

Bytyçi ka aplikuar në dy konkurset e hapura për profesor në Fakultetin e Mjekësisë më 31 maj të këtij viti për lëndët: Mjekësi familjare e fiziologji patologjike. 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco