Albin Kurti: Dorëheqja e ministrit Mehaj, për shkaqe familjare!

Albin Kurti: Dorëheqja e ministrit Mehaj, për shkaqe familjare!

12:20, 08/08/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se dorëheqja e papritur e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj është për shkaqe familjare. Në mesazhin e tij në fb, Kurti shkruan:

"Sot, me kërkesë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare.

Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.

Ministër të ri të Mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.

Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari" përfundon Kurti dhe ka publikon edhe foton e takimit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco