Shefi i EULEX-it: Protestuesit në veri kanë qenë të dhunshëm

Shefi i EULEX-it: Protestuesit në veri kanë qenë të dhunshëm

07:42, 04/08/2023

Shefi i ri i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.

Barbano në një intervistë në Klan Kosova tha se protestuesit ishin të dhunshëm.

“Fatkeqësisht në pjesën e dytë të majit misioni i EULEX-it kishte vërejtur që këto protesta ishin jo të pranueshme”, tha Pietro Barbano në Klan Kosova.

Gjatë fundit të majit në katër komunat veriore pati protesta të organizuar nga serbët, si shkak i mospranimit të kryetarëve shqiptarë, që i fituan pozitat e tyre në bazë të votave të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme, të 23 prillit.

Më29 maj, situata atje u paraqit më e rëndë.

Si pasojë e përleshjeve mes KFOR-it dhe protestuesve u lëndua dhjetëra ushtarë, në mesin e tyre edhe nga arma e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco