Gruaja kosovare që rrezikon të dëbohet nga Zvicra

Gruaja kosovare që rrezikon të dëbohet nga Zvicra

11:51, 31/07/2023

Një grua nga Kosova deri para pak kohësh nuk kishte guxuar të iu tregonte fëmijëve letrat e Shërbimit të Migracionit Neuchâtel, i cili e kërcënonte me dëbim, sepse ajo është në varësi të mirëqenies pas invaliditetit dhe sigurimi i anuloi pensionin.

Ajo nuk ka asnjë borxh apo precedentë penalë. Një sëmundje kronike e pengon atë të punojë. Pas 17 vitesh qëndrimi në Zvicër, ajo nuk e priste një kërcënim të tillë. “Është një tronditje. Kam frikë për fëmijët e mi,” ka thënë ajo për RTS.

Vajza e saj, e cila po mbush 18 vjeç dhe ka kombësi zvicerane, beson se dëbimi i nënës së saj do të ishte dramatik. “Ajo është e integruar shumë mirë. Ajo flet dhe shkruan gjuhën. Nëse ma marrin nënën, më marrin gjithçka”, shton vajza, përcjell albinfo.ch.

Një sondazh nga RTS tregon se kantonet frëngjisht-folëse dëbojnë disa dhjetëra të huaj çdo vit, vetëm me arsyetimin se ata janë të varur nga ndihma sociale.

“Nga ky këndvështrim, ligji është bërë më i ashpër. Varësia nga ndihma sociale është potencialisht një bazë për heqje [leje qëndrimi]. Por është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se të kesh nevojë për ndihmë sociale një herë nuk do të thotë që leja të hiqet menjëherë”, thotë Florence Nater, këshilltarja shtetërore e Neuchâtel, përgjegjëse për kohezionin social.

Nën presionin e UDC-së, ligji për të huajt është forcuar disa herë për të luftuar abuzimin. Që nga rishikimi i fundit në vitin 2019, përveç lejeve B, mbajtësit e lejes C të cilët kanë akses afatgjatë në asistencë sociale mund të dëbohen edhe nga Zvicra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco