Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj Telekomit të Serbisë

Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet ndaj Telekomit të Serbisë

09:24, 31/07/2023

Prishtinë - Autoriteti i Konkurrencës ka nisur procedurë hetimore ndaj filialit të Telekomit të Serbisë në Kosovë, MTS. Ky institucion në Kosovë ofron shërbime të internetit dhe ato kabllore. Lajmin për hetime e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Selajdin Beqa.

Sipas tij, arsyeja qëndron te shitblerja e aksioneve, duke fituar kontroll mbi ndërmarrjet tjera.

“Ne kemi hapur hetim ndaj ndërmarrjes MTS lidhur me mosaplikimin e paraqitjes së njoftimit të përqendrimeve në Autoritetin e Konkurrencës ashtu si e parasheh ligji. Ndërmarrja kishte dështuar të paraqes pranë autoritetit transaksionet me të cilat kishte blerë disa ndërmarrje në vendbanime të ndryshme të Kosovës duke i blerë ato pa i paraqit modifikimin në autoritet dhe mbi këtë bazë ne kemi hapur hetim. Tash kem bërë njoftimin preliminar, jemi te konstatimi fakteve dhe shkojmë sipas procedurës ligjore në seanca dëgjimore me ndërmarrjen dhe tani komisioni e thotë fjalën e vet”, ka deklaruar Beqja për Ekonomia Online.

Ai ka treguar se ankesat fillimisht kanë ardhur nga ndërmarrjet e vogla, të cilat u bën nismëtare të këtij hetimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco