E rrallë në Kosovë: Kirurgët ngjisin krahun e prerë plotësisht të 36-vjeçarit

E rrallë në Kosovë: Kirurgët ngjisin krahun e prerë plotësisht të 36-vjeçarit

10:59, 26/07/2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi për suksesin e një operacioni të rrallë që kanë kryer kirurgët.

Në sallën operative të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, para disa ditësh është kryer me sukses të plotë edhe një operacion shumë i rrallë dhe i ndjeshëm.

Në momentin e pranimit në Klinikë Emergjente, pacienti A.R, 1987, e kishte pothuajse komplet të prerë krahun e djathtë, (amputim subtotal), gjatë një aksidenti me xham në shtëpi.

Mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipi i Kirurgjisë Vaskulare që e udhëhoqi operimin, i Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe ekipi i Neurokirurgjisë), bashkë me Anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin te një pacient i moshës 36 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën e mesme të arteries brahiale dhe venës basilica të djathtë, (arterie kryesore që ushqen dorën me gjak dhe vena sipërfaqsore, e cila e kthen gjakun në zemër).

Si graft për rekostrukcion të enëve të lëndura, ekipi përdori venën sipërfaqësore të këmbës së djathtë; (Vena saphena magna).

Poashtu, ekipi operativ u përkujdes për dy venat brahiale dhe bëri hemostazë korrekte.

Ekipi i Neurokirurgjisë bëri qepjen e nervit të dorës, ndërsa ekipi i Kirurgjisë Plastike, bëri qepjen e muskujve dhe të tendinave.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë, pacienti, pas 6 ditë hospitalizimi në Kirurgji Vaskulare, shkoi në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco