Nisin punën në veri policët e rinj të komuniteteve, 45 prej tyre serbë

Nisin punën në veri policët e rinj të komuniteteve, 45 prej tyre serbë

10:59, 25/07/2023

Policë të rinj nga të gjitha komunitetet joshumicë kanë filluar punën të hënën në veri të Kosovës.

Nga ky institucion kanë njoftuar se 45 prej tyre janë të komunitetit serb, 16 boshnjakë, tre turq dhe tetë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur për KOHËN se policët e rinj janë shpërndarë në të gjithë territorin e veriut të Kosovës.

Ai më tej ka thënë se nuk dihet nëse numri i tyre do të rritet gjatë ditëve në vijim.

“Ata do të vazhdojnë të stërviten edhe për dy apo tre muajt e ardhshëm”, ka thënë më tej Elshani.

Policët e rinj janë pjesë e një grupi prej 418 kadetësh të diplomuar të Policisë së Kosovës.

Konkursi për rekrutimin e policëve të rinj, i cili është shpallur në fillim të këtij muaji në të gjitha rajonet, do të zgjasë deri të mërkurën.

Policët e komunitetit serb janë larguar nga ky institucion gjatë nëntorit të kaluar, duke i zhveshur uniformat e tyre si akt i parë i largimit nga institucionet.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Njoftimi i Listës Serbe ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit, ku e kishte deklaruar edhe dorëheqjen e tij nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës./KOHA DITORE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco