Zjarret në Greqi, Kurti: Kosova është e gatshme të ndihmojë

Zjarret në Greqi, Kurti: Kosova është e gatshme të ndihmojë

07:53, 25/07/2023

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për situatën në Greqi, e cila po përballet me zjarre të furishme për shkak të temperaturave të larta.

Kurti,  në një postim në Twitter, ka thënë se Qeveria e Kosovës është  e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë Greqinë.

”Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi“, ka shkruar Kurti në Twitter.

Zjarret që janë përhapur në ishullin grek të Rodosit, këto ditë, kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mijëra njerëz, ndërkohë që situata ka lënë edhe mijëra turistë në pritje pasi pothuajse të gjitha fluturimet për në ishull ishin anuluar.

Dhjetra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco